Pse e bëmë
Pesëkatëshi, Murlani, Xingu, Spathia dhe Derri në dorë luhen në çdo kafene, në çdo shtëpi dhe në pushimet verore. Por në internet ishin të vështira për t’u gjetur, ose me rregulla të huaja. Donim një vend ku rregullat janë ato që luajmë ne, ku nuk duhet shkarkuar asgjë dhe ku shoqëria mblidhet në një tavolinë edhe kur është në qytete të ndryshme.
Si funksionon
Rregullat i lexon pa hyrë. Për të luajtur hyn në një nga dy mënyrat: si mysafir, duke zgjedhur një emër dhe një fytyrë (ruhen në këtë pajisje, pa email e pa fjalëkalim), ose me Google, që të ruan profilin, monedhat dhe statistikat në çdo pajisje. Pastaj luaj menjëherë kundër bot-ëve (të lehtë, normalë ose të vështirë), ose hap një dhomë dhe ndaj kodin me shokët. Bot-ët zënë vendet bosh, kështu loja nis edhe kur s’jeni katër. Nëse lidhja ndërpritet, kthehesh në të njëjtin vend.
Rregullat
Secila lojë ka faqen e vet me rregullat hap pas hapi, pikët, këshilla dhe pyetje të shpeshta. Aty ku zakonet ndryshojnë nga qyteti në qytet, dhoma të lejon të zgjedhësh mënyrën.
Falas
Lojërat janë dhe do të mbeten falas. Pa bixhoz dhe pa para të vërteta: monedhat në lojë fitohen duke luajtur dhe shërbejnë vetëm për portrete.
Na shkruaj
Ke gjetur një gabim, një rregull që e luani ndryshe, apo një lojë që do të donit ta shihnit këtu? Na shkruaj te info@1doreletra.com. I lexojmë të gjitha.
